Tuesday, May 14, 2013

Debatiku nuk eshte ne gjendje kome , pesoi nje sulm epileptik .. SHARE ta shperndajme Lajmin

- Fatkeqsisht per ne si adm te kesaj faqe eshte teper ndjenj e keqe te ju njoftojm per nje lajm te keq i cili ka ndodhur sot, vllau jonë, shoku jonë Debatiku sot pesoi nje sulm epileptik , shpresojm me zemer qe kjo te mos ndodh me, kjo informat vjen direkt nga familjaret e Debatikut, keshtu qe ju lutemi ata qe deshirojn te ndihmojne ket djalosh , ta bejne kete sa me shpejt sepse jeta e Debatikut dita dites po shkurtohet.
Pak me heret pam disa postime ne te cilat shkruante se DEBATIKU ESHT NE GJENDJE KOME.
Ky lajm nuk eshte i vertet , Debatiku sot kishte vetem nje sulm epileptik dhe nuk esht ne gjendje kome. Andaj ju lusim te gjithve qe mos ti besoni informatave qe vijn nga burime te ndryshme jasht kesaj faqe qe posedojm ne.

-Kerkojm falje ngase ndonjeher nuk mundemi ti postojm lajmet me kohe, ose nuk mundemi te jau kthejm mesazhet me kohe, por kjo ndodh si shkak i angazhimeve tona per grumbullimin e te hollave per Debatikun.

JU LUTEMI TE GJITHVE QE MOS T'JU BESONI POSTIMEVE DHE LAJMEVE TE NDRYSHME QE PO QARKULLOJN NE FB, SEPSE NUK JAN TE VERTETA PERVEQ ATYRE QE DALIN DIREKT NGA KJO FAQE. NE JEMI NE KONTAKT TE VAZHDUESHEM ME FAMILJARET E DEBATIKUT ANDAJ JEMI TE SIGURT PER LAJMET QE I POSTOJM.

FALEMINDERIT NGA TE GJITH JU QE PO KONTRIBONI SADOPAK PER DEBATIKUN.

Skandaloze: Busti i Adem Jasharit hiqet nga sheshi e hidhet në plehra

Busti i Adem Jasharit, që deri në muajin nëntor 2012 gjendej në një shesh të vogël në Rrugën e Durrësit, pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, pas heqjes prej aty është hedhur në plehra.

Është e disata herë që busti i komandantit legjendar të UÇK-së përdhoset në Tiranë, por kësaj radhe, ai është hedhur si një gjë e pavlerë në mbeturina, fill pas Galerisë Kombëtare të Arteve. Mundej të ishte lënë në “këmbë” si shumë objekte pranë saj në bronz apo në materiale të tjera, por jo. Ai është i shtrirë në mes qeseve e kartonëve, përkarshi rezidencës së Familjes Mbretërore.
A sillemi ne kështu me heronjtë? Jeta e një heroi vijon edhe pas vdekjes, e me të edhe respekti, shkruan Gazeta Shqiptare.
“Busti në fjalë, që paraqet vetëm kokën e heroit, komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ka luftuar për flamurin kuqezi, nuk duhej kurrsesi të lihej aty ku është sot. Edhe pse është prej 'guri', ai gjithsesi simbolizon njeriun që bëri një sakrificë të madhe për atdheun, për atë atdhe, për atë mëmëdhe, për atë flamur që valëvitet mbi institucione që e fyejnë. Asnjë muze, galeri apo institucion në Tiranë e jashtë saj, nuk e pat një metër vend për të? A nuk pat një strehë ku busti të prehet”? /Telegrafi/