Thursday, May 9, 2013

Mihrije Braha: Nuk do te jetoja asnje cast pa Naimin


         
                    Ora biologjike per Mihrije Brahen duket se ka ndaluar ne vend. Edhe pse vitet ikin, ajo mbetet po ajo vajza sharmante dhe bukur edhe pse mami e nje djali. Nuk le asnjehere pas dore koncertet dhe punen ne televizion. Nje krah shume i mire per te gjate ketyre viteve ka qene edhe bashkeshorti i saj, Naimi. Ne nje interviste per “Sh2-in”, ajo tregon jeten e saj te momentit dhe rrefen disa kujtime dhe detaje nga e kaluara qe e kane bere ate te jete kjo qe eshte duke e ruajtur me fanatizem veten dhe profesionin. Flet me shume vete Mihrija....
- Mihrije, si eshte zgjimi i nje dite te zakonshme per ju dhe si vijon me pas dita?
Per mua zgjimi eshte i varshem nga dita e meparshme, per shembull, nese kam qene ne koncert apo ne ndonje shfaqje tjeter skenike, une do te zgjohem me vone, e nese nuk kam pasur ndonje impenjim te tille zgjohem ne oret e hershme, aty nga ora 7. Puna e pare qe bej, pergatis Platorin (djalin) per ne shkolle dhe pastaj bej kafen e mengjesit per mua dhe Naimin. Gjate kesaj kohe edhe shikoj televizor, per te pasur nje informacion me shume se cfare po ndodh rreth meje. Me pas, bej banje te ngrohte, pergatitem dhe vazhdoj se bashku me Naimin detyrat qe kemi planifikuar per diten perkatese. Shpesh, kur kam kohe te lire shetis, ose lexoj dhe mundohem qe te relaksohem shpirterisht. Ne oret e pasdites, gjithmone kur nuk jam e ngarkuar me ndonje pune, u bej ndonje befasi ushqimore Naimit dhe Platorit.
- Pamja juaj vazhdimisht e kuruar te con te nje zgjim luksoz, me mengjes ne shtrat, dritare me pamje nga deti... eshte keshtu?
(Qesh) dritaren e kam ne drejtim te Durresit, por e vendosur ne Prishtine. Jo, ne posedojme nje apartament luksoz ne pjesen me te bukur te Prishtines, ku per cudi ka edhe shume gjelberim. Sa i perket mengjesit ne shtrat, rralle e praktikojme, sepse neve kemi punetore ne shtepi, por qe nuk e ngarkojme me mengjese ne shtrat, bile-bile, ajo vjen me vone kur dalim nga apartamenti.
- Ju keni dale heret ne skene, cfare ju ka terhequr ne te qe sot e kesaj dite qendroni suksesshem?
Skena eshte shume impenjative dhe po dole suksesshem njehere, atehere edhe po te duash ta lesh ate, s’te le ajo ty. Me ka terhequr fakti qe skena eshte ajo pjese e shenjte e botes qe e sofistikon ate, e ndryshon ate, e perparon ate. Skena eshte avangarda e jetes mendoj une dhe e begaton ate cdo here me te rejat qe sjell per spektatorin. Skena eshte pararendesja e gjerave te bukura.
- Keni studiuar pedagogji, e keni ushtruar ndonjehere kete profesion?
Jo, sepse ne periudhat e njejta me studimet, une kam qene gjithmone shume e zene me skenen.
- Deshira juaj per muziken eshte e hershme?
Po, mendjen per tu marr me art e kam pasur te ndare qe ne femijeri. Me pas, kete ndjenje e kam ushqyer dhe e kam permbajtur me xhelozine me te madhe. 

No comments:

Post a Comment