
Është e disata herë që busti i komandantit legjendar të UÇK-së përdhoset në Tiranë, por kësaj radhe, ai është hedhur si një gjë e pavlerë në mbeturina, fill pas Galerisë Kombëtare të Arteve. Mundej të ishte lënë në “këmbë” si shumë objekte pranë saj në bronz apo në materiale të tjera, por jo. Ai është i shtrirë në mes qeseve e kartonëve, përkarshi rezidencës së Familjes Mbretërore.
A sillemi ne kështu me heronjtë? Jeta e një heroi vijon edhe pas vdekjes, e me të edhe respekti, shkruan Gazeta Shqiptare.
“Busti në fjalë, që paraqet vetëm kokën e heroit, komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ka luftuar për flamurin kuqezi, nuk duhej kurrsesi të lihej aty ku është sot. Edhe pse është prej 'guri', ai gjithsesi simbolizon njeriun që bëri një sakrificë të madhe për atdheun, për atë atdhe, për atë mëmëdhe, për atë flamur që valëvitet mbi institucione që e fyejnë. Asnjë muze, galeri apo institucion në Tiranë e jashtë saj, nuk e pat një metër vend për të? A nuk pat një strehë ku busti të prehet”? /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment