Angazhimi shoqëror
Ajo e di që në Kosovë nuk ka barazi gjinore, por nuk pret që me kalimin e kohës meshkujt të bëjnë ndonjë mrekulli. “Është femra ajo që duhet të jetë më e guximshme, ta thotë dhe ta bëjë atë që do dhe për të cilën ka të drejtë. Femrat nuk duhet të presin që gjithmonë të arrijnë diçka vetëm me përkrahjen e meshkujve, duhet të kenë më shumë siguri, sepse mund të arrijnë më shumë”, u bën thirrje Mihrija atyre femrave që jetën e kalojnë nën hijen e burrit. Gjithsesi, në fund ajo nuk heziton të thotë sërish se në familjen e saj të gjithë janë të barabartë, dhe kjo si rezultat i edukatës familjare.
No comments:
Post a Comment